Tyson Fury ka gjetur kohë për ta ngacmuar boksierin amerikan Deontay Wilder, para duelit të tij të radhës. 

30-vjeçari është duke vazhduar përpjekjet për rikthimin e tij në majat e boksit, ndërsa ky është dueli i dytë rikthyes, pas atij ndaj Sefer Seferit. Kampioni amerikan në kategorinë WBC do të jetë i pranishëm pranë ringut në "Windsor Park", në rolin e analistit televiziv për "BT Sport".

“Nëse e kaloj këtë, atëherë Wilder e ka shansin të duelojë me mua për kampionatin trashëgimor. Të jemi të sinqertë, ai nuk ka bërë ndonjë ndeshje kushedi se çfarë, edhe pse ka zhvilluar 40 duele”,-ka thënë Fury.

Ndërkohë, janë duke u zhvilluar bisedime për një ndeshje eventuale ndërmjet Wilder dhe Fury që mund të zhvillohet në muajin dhjetor, ndërsa në rast të triumfit ndaj Pianetas, britaniku do të jetë një hap më afër për të fituar ndonjë titull.

Pianeta, i cili ka lindur në Itali dhe është rritur në Gjermani, ka humbur vetëm katër nga 40 duelet e zhvilluara në karrierën e tij.

/Ora News.tv/