Fury "i trembet" Seferit: Shqiptarët janë shumë të vështirë për t’u mundur

Fury "i trembet" Seferit: Shqiptarët janë shumë të

Boksieri britanik, Tyson Fury po pret me padurim sfidën e datës 9 qershor në "Manchester Arena"  kundër Sefer Seferit.

Kam nevoj për duele sepse kam kohë që nuk kam boksuar. E kam pritur këtë për shumë kohë. Kam nevojë për sa më shumë raunde. Nuk kam nevojë për një nokaut pas 10 sekondash. Kam nevoj për dikë të vështirë, dikë që duron grushtet, më sulmon dhe më vendos nën presion.

“Jam duke e marrë këtë duel shumë seriozisht. Është si një përballje botërore për mua. Të gjithë ata që vijnë të përballen me mua janë sfidë për titullin. Shqiptarët janë shumë, shumë të vështirë për t’u mundur. Ja pse zgjodha dikë që është shumë i vështirë. Një njeri që ka 24 ndeshje dhe ka humbur vetëm një ndeshje dhe nuk është mposhtur asnjëherë me nokaund. Por, nëse mendoj që jam aq i mirë sa që jam, duhet ta mundi atë qetësisht”,-ka thënë Fury.

Fury do të ngjitet në ring pas një mungese 3 vjeçare. Gjatë karrierës së tij, britaniku ka arritur të fitoj 25 ndeshje, 18 prej të cilave me nokaut tekniku. Ndëkohë, Seferi ka arritur 23 fitore ndërsa ka regjistruar vetëm 1 humbje.



EMISIONET