Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury ka bërë një zbulim mjaft të çuditshëm në prag të rikthimin të tij në ring.

31 vjeçari ka pohuar se kishte pirë katër krika me birrë vetëm disa orë përpara se të sfidonte Deontay Wilder në dhjetor për titullin më të lartë në boks.

"Unë pi birrë ndërsa jam në stërvitje. Kam pirë katër krika me birrë para se të luftoja me Wilder. Jam burrë 31 vjeçar dhe jam profesionist prej 11 vitesh. Në të kaluarën, sportistët pinin uiski në prag të ngjitjes në ring. Nëse trupi të dëshiron diçka duhet t'ia japësh. Pse të mos konsumoj birrë në mbrëmje? "- u shpreh Fury për "Seconds Out".

Kujtojmë që këtë fundjavë, Fury do të sfidojë Otto Wallin. Dueli i peshave të rënda do të zhvillohet në Las Vegas mbrëmjen e së shtunës.

/Ora News.tv/