Deklaratat e zëvendës kancelarit austriak Christian Strache, se Kosova është pjesë e Serbisë, solli furtunë brenda dhe jashtë kufijëve të Austrisë. 

Strache vizitoi Beogradin ditën e hënë për bisedime, ndërkohë që përmes zëdhënësit të tij, ka mohuar deklaratat për Kosovën, që u pasqyruan nga gazeta serbe “Politiko”. 

Përmes një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç, zëvëndës kancelari austriak tha se realiteti është që Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por problemi është se Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj.

"Ky është një realitet për Serbinë, kështu që është e nevojshme që të dyja palët të takohen dhe të gjejnë një kompromis. Ai nënviozi në konferencë se si zëvëndës kancelar, nuk ndërhyn në këtë çështje, por tha se e mirëkuptonte vizionin serb dhe se sipas tij një gjidhje afatgjatë nuk mund të jetë e njëanshme.

 Strahe kujton se para se të ishte anëtar i qeverisë, ai kritikoi vendimin e Austrisë, për të shpallur pavarësinë e Kosovës, ndërsa nga ana tjetër Ministri Daçiç shprehu mirënjohjen që zëvendës kancelari austriak nuk ka devijuar nga  këto qëndrime.

Vjena zyrtare ka deklaruar se komente të tilla janë të pamundura. “Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Austria është një fakt i pakundërshtueshëm”, ka thënë zëdhënësja e ministres së Jashtme austriake Karin Kneissl. 

Ndërsa anëtari i partisë konservatore, Othmar Karas reagoi me zemërim, duke e cilësuar artikullin e medias serbe, si një sulm kundër rendit të paqes në Ballkan. Situata e krijuar detyroi Ambasadën e Austrisë në Kosovë të reagojë përmes Twitter-it e të garantojë se nuk ka ndryshim të qëndrimit të Vjenës për Kosovën.  

Edhe eurokomisioneri për Zgjerim Johannes Hahn ka konfirmuar qëndrimin e tij lidhur me këtë cështje, pasi ka ripostuar në llogarinë tij në Twitter deklaratat e ambasadorit austriak në Kosovë, ku thuhet, se Austria është një nga mbështetëset më të fuqishme të pavarësisë së Kosovës. 

Mediat serbe pretendojnë se ka përpjekje për tu kthyer njohja e e pavarësisë së Kosovës edhe nga Çekia, por Ministria e Jashtme këmbëngul se informacione të tilla janë thjesht propagandë e shëmtuar e Serbisë.



/Ora News.tv/