Detyra kryesore e Drejtorëve të ujësjellësit është  të informuojnë për fushatën e informimit për aksionin e formalizimit të konsumit të ujit të pijshëm si dhe të menaxhojnë më mirë burimet njerësore në organizkën e tyre. Në takimin me që zhvilloi zëvendësministri i Infrastrukturës dhe energjisë tha se drejtorët janë janë aktorët kryesorë që do të cojnë përpara reformën e formalizimit.

Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Hantin Bonati, u tha drejtorëve të ujësjellësave se ata vetë janë aktorët kryesorë të rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e ujit të pijshëm. Bonati u kërkoi drejtorëve menaxhim të burimeve njerëzore pasi ato janë të tejfryra

Bonati: Personat që ka çdo ndërmarrje, referuar standardeve, ne kemi dyfishin e stafit në ndëmarrjet e ujësjellësave. Duke marrë në konsideratë që kosto e shërbimit janë dy zëra kryesorë që është kosto e pagave e sigurimeve shoqërore që paguhen për stafin ashtu edhe kosto e energjisë elektrike, të dyja këto janë në gjykimin tonë shumë e thjeshtë që të reduktohen

Bonati u kërkoi drejtorëve të ujesjellësave të  fillojnë fushatën e informimit derë më derë me abonentët në lidhje me aksionin për rikthimin e formalizimit të konsumit të ujit të pijshëm

/Ora News.tv/