Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në afërsi të fshatit Plasë, ku një furgon u përplas me një automjet.

Sipas policisë, të plagosurit  u dërguan në spitalin e Korçës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje në të rëndë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.

Të plagosurit janë identifikuar si Abedin Çeta, Bardhyl Muca, Engjellushe Muça dhe Myzejet Çepa

"Më datë 10.10.2018, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjeti tip "Benz" me targa DR 3567 me drejtues shtetasin A.Ç dhe mjeti tip furgon me targa AA297MG, me drejtues shtetasin J.H. Për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Korçë", thuhet në njoftim.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/