Konfindustria vlereson se  nderhyrja e Bankes se Shqiperise-BSH ne tregun valutor per te ndalur kahun e fuqizimit te panatyrshem te Leku-ut kundrejt Euro-s eshte e  mirepritur, por njekohesisht eshte e vonuar dhe jo e plote.

Në një deklaratë për mediat, Administrator i Pergjithshem, Gjergj Buxhuku, thotë se BSH ne arsyetimin zyrtar me rastin e marrjes se vendimit per nderhyrje, nuk beri te ditur shkaqet e plota te renies se Euros kundrejt Lekut, ndikimet e ardhura jashte treguesve makroekonomike formale, rreziqet e mundshme te spekullimeve financiare nga kompani te medha te huaja si dhe pasojat e nismes se saj te "deeuroizimit".

Gjithashtu, sipas Buxhukut, nuk u be e qarte nese po ndertohet plan masash ekonomike, financiare dhe institucionale ne bashkpunim me ekzekutivin per parandalimin e ngjarjeve te tilla ne te ardhmen.

Konfindustria vlerëson se vonesa e zgjatur dhe perkimi ne kohe i nderhyrjes se BSH me permbylljen e bilanceve financiare vjetore lejon  kompanite me kapital te huaj te perfitojne shuma te medha ne formen e dividenteve dhe fitimeve.

Gjithashtu, sipas saj,  perfitues te drejtperdrejte jane grupe importuesish dhe permiresimi fiktiv i pasqyrave financiare qeveritare.

Administrator i Pergjithshem i Konfindustrisë vlerëson se pasojat e perllogaritura te deritashme jane te nivelit prej disa qindra milion euro, duke rrezikuar falimentim te pakthyeshem te mjaft bizneseve prodhuese, papunesi dhe goditje te nivelit te jeteses se kategorive te gjera te qytetareve.

/Ora News.tv/