Fuqitë evropiane njohin Guaido si udhëheqës

Fuqitë evropiane njohin Guaido si udhëheqës

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Spanja dhe shtete të tjera evropiane kanë njohur zyrtarisht udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.

Kjo vjen pasi presidenti Nicolas Maduro kundërshtoi me vendosmëri afatin e së dielës të vendosur nga BE për të mbajtur zgjedhje të menjëhershme.

Guaido u shpall udhëheqës i përkohshëm i vendit muajin e kaluar dhe fitoi mbështetjen e SHBA.

Rusia, mbështetëse e Maduro, akuzoi vendet e BE se ndërhynë në çështjet e Venezuelës.

Ndërsa presioni për largimin e Maduro është në rritje, ky i fundit tha se nuk përjashton mundësinë e një lufte civile.

Në një intervistë televizive, ai paralajmëroi se Presidenti i SHBA Donald Trump do të largohej nga Shtëpia e Bardhë "i lyer me gjak" nëse ndërhyn ushtarakisht për zgjidhjen e krizës.

Guaido tha të dielën se do të ndërtonte një koalicion ndërkombëtar për të ofruar ndihmë humanitare për venezuelasit.

Si kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, ai thotë se kushtetuta i lejon atij të marrë përkohësisht pushtetin kur presidenti konsiderohet i paligjshëm.

EMISIONET