"Fuqia e ujit", Apeli i Veliajt: Menaxhoni sa më mirë këtë dhuratë të natyrës

"Fuqia e ujit", Apeli i Veliajt: Menaxhoni sa më mirë

Ceremonitë për ditën e Sulltan Novruzit kanë vijuar në Kryegjyshatë edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ku u prezantua edhe libri i “ Fuqia e ujit” i një autori japonez I përkthyer tashmë edhe në shqip.

I pranishëm me këtë ceremoni kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, përcolli një apel për qytetarët, për ta menaxhuar sa me mirë këtë dhurate të natyrës.

Veliaj: Ndaj si administrator presim nga libra të tillë që të mësojmë dhe unë besoj që ky duhet të jetë një libër i shenjtë edhe për stafin tonë që merren me ujësjellësin, për të kuptuar që ky është një produkt që qeveria na i ka dhënë, por nuk na i ka dhënë pa limit. Ka një limit, ka një fund, ka një ditë zero. Nëse ne jemi abuzues dhe i shkatërrojmë sikur nuk do ketë më ditë nesër atëhere nuk do ketë perëndi që do të na falë. 

22 marsi përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës.

EMISIONET