"Fuqia e dashurisë', pela shpëtohet në momentin e fundit nga partneri i tij

Një kali iu është dashur vetëm 10 minuta për të ringjallur partneren e tij të dashur, pasi pronarët e tyre kishin kaluar gjashtë orë pa sukses duke u përpjekur ta shpëtonin.

Beatrice u gjet e shtrirë në tokë në stallën e saj në Langridge për shkak të dhimbjeve të mëdha të barkut që kishte. Duke qenë se ishte në gjende të rëndë mbeti në dysheme dhe rreziku i dështimit të organeve të saj ishte i madh.

Pronarët e Beatrice, Donald MacIntyre dhe gruaja e tij Jane Lipington u përpoqën që ta ngrinin për më shumë se 6 orë por nuk arritën dot dhe i kishin mbetur vetëm pak minuta jetë, kur ndërhyri partneri i saj Beau.

Ai kishte shikuar në heshtje ndërsa Beatrice luftonte me dhimbjet e forta dhe vetëm në minutat e fundit u lejua që ta shihte.

"Beau e kaloi gjithë ditën në derën tjetër, duke parë Beatricën. Ai po shikonte në heshtje, nuk hante asgjë. Vetëm e shikonte."

Ndërsa veterinerët po hiqnin dorë, Beaut iu deshën vetëm 10 minuta për ta ngritur në këmbë, vetëm duke e ledhatuar dhe kafshuar në flokë, arriti ta kthjellojë e ngrejë në këmbë.

Ndërsa pronarët e tij të habitur e panë me frikë, Beatrice filloi të ngrihej.


EMISIONET