Funeral masiv i viktimave të Sri Lankës

Funeral masiv i viktimave të Sri Lankës

Ka nisur funerali i parë masiv i viktimave të Sir Lankës, ndërsa vendi është në zi për të vdekurit e shpërthimeve të së dielës.

Numri i të vdekurve nga sulmet në kisha dhe hotele është rritur në 310, njoftoi policia të martën.

Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Qeveria e Sri Lankës fajësoi për shpërthimet grupin lokal islamik National Thoëheed Jamath (NTJ).

Policia deri tani ka arrestuar 40 të dyshuar në lidhje me sulmin, tha një zëdhënës të martën.

Funerali masiv u zhvillua në kishën e Shën Sebastianit në Negombo, në veri të Kolombos, një nga vendet e shënjestruara në shpërthimet e së dielës.

Para varrimit, u mbajtën 3 minuta heshtje për viktimat, flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe njerëzit u përkulën për të nderuar të vdekurit.

500 persona mbetën të plagosur nga sulmet.

EMISIONET