Një peshkarexhe është mbytur teksa ndodhej e ankoruar në portin e  Durrësit. Ngjarja është shënuar pranë portit të vjetër të peshkimit, teksa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Në këtë pjesë të portit qëndrojnë të ankoruara mjetet e  dëmtuara të flotës. Peshkatarët thanë se anija u mbush me ujë dhe u fundos brenda disa minutave.

Kjo ishte peshkarexha e tretë që fundoset në portin e Durrësit në tre muajt e fundit.

/Ora News.tv/