Kjo fundjavë ka rezultuar pozitive për lojtarët me origjinë shqiptare, që kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre. Siparin e ngriti Sokol Çikalleshi. Sulmuesi kavajas i aktivizuar nga tekniku Buz në minutën e 52-të, e shpërbleu besimin e trajnerit 50 vjeçar, duke shënuar dy herë, në barazimin 3 me 3 që Osmanlispor arriti përballë Goztepe.

Nga Super Liga turke tek Premier League angleze ka shumë diferencë, por fundjava në gadishull ka folur "shqip". Xherdan Shaqiri shënoi një gol spektakolar në barazimin 1 me 1, që Stoke City mori përballë Brighton.

Golin e gjeti dhe Eros Grezda, por që nuk i shërbeu Osijek për të marrë të paktën një pikë, pasi u mundën 4 me 2 nga Dinamo Zagreb.

Pas golave në FA Cup, sulmuesi i përfaqësueses kosovare Atdhe Nuhiu kaloi në avantazh Sheffild Ëed, me këta të fundit që barazuan 1 me 1 në transfertën e Barnsley.

/Ora News.tv/