Kjo fundjavë ofron larmishmëri eventesh në të gjitha institucionet kulturore në Tiranë Kështu teatri i Operas dhe Baletit rikthen në skenë Ermonela Jahon soprano me famë ndërkombëtare e cila po zhvillon në datat 10 dhe 11mars fazen e dyte te Kursit te Specializimit per Kengetare Lirike" ,Në datën 12 mars në orën 19 koncerti do të ngjitet në skenën e TOB Në Teatrin  Kombëtar vijon shfaqja "Zbutja e kryeneces" komedia që mban emrin e Shekspirit. Në skenën e Teatrit Kombëtar komedia "Zbutja e kryeneçes" është vënë më 1988, me regji nga Fatos Haxhiraj, ndërsa sot pas 27 vitesh ajo vjen nën konceptin regjizorial të Elma Doresit. Teatri eksperimental "Kujtim Spahovogli" sjell për publikun "Të çmendurit Adams" një komedi e re muzikore e regjizorit Endri Çela. Shfaqja sjell përballjen e dy familjeve, një amerikane dhe një shqiptare nën interpretimin e 14 aktorëve Një kënd i vecantë në teatrin eksperimental "Kujtim Spahovogli" i kushtohet fëmijëve të shtunën vjen shfaqja "Parku Mambi" në orën 10.30 ndërsa të diëlën për vogëlushët vjen premiera "Piter Pan" gjithashtu në orën 10.30. Në Galerinë Kombëtarë të Arteve vijon të mbetet e hapur ekspozita vetjake e artistit Llami Blido. Piktori Blido pas 14 vitesh mungesë sjell në Galerinë e Arteve Ekspozitën Vetjake. Në 100 piktura artisti prezanton dy periudha të ndryshe të Shqipërisë atë të viteve 1960 dhe atë të 1990. Gjithashtu per femijet Tetatri i Kukullave sjell shfaqjen "Hipopotami Misterioz" në 12 dhe 13 mars në orën 10.30 dhe 11.30.

/Ora News.tv/