Fton kalimtarët të prekin pjesët e saj intime, arrestohet artistja

Një artiste e cila udhëton nëpër Europë dhe fton kalimtarët të prekin pjesët e saj intime të trupit, si një formë e shprehjes së artit, është arrestuar në sheshin Trafalgar të Londrës.

Milo Moire promovoi shfaqjen e saj “Kutia e Pasqyrës”, përmes së cilës i jepte mundësinë anëtarëve të publikut të ndjenin gjoksin dhe organin gjenital për 30 sekonda.

Sipas saj, koncepti i rutinës - i prezantuar dhe në Dusseldorf e Amsterdam - kishte si qëllim të promovonte "mosprekjen" e të drejtave të gruas.

Megjithatë, ajo është arrestuar më pas nga policia pas ankesave të një kalimtari të shqetësuar nga performanca e saj.

Kjo nuk është hera e parë që artistja zviceriane përballet me ligjin, pasi ka protestuar nudo përpara kullës  Eifel, teksa mbante një fëmijë në krahë.

359FE31700000578-3657439-image-a-10_1466769133609 359FE34D00000578-3657439-image-a-9_1466769127887 359FE32200000578-3657439-image-a-7_1466769066044 359FE65500000578-3657439-image-a-6_1466769034663 359FE34300000578-3657439-image-a-5_1466769030070 359FE33000000578-3657439-image-a-4_1466769025521 359FE64C00000578-3657439-image-a-8_1466769074376 359FE62D00000578-3657439-image-a-3_1466769019351 359FE65500000578-3657439-image-a-2_1466769006953 359FE35200000578-3657439-image-a-1_1466768995487

/Oranews.tv/

EMISIONET