Ftesa për dialog e Ramës, Gjosha: Vendi ndodhet në krizë, nuk luhet me dialog fals

Ftesa për dialog e Ramës, Gjosha: Vendi ndodhet në krizë,

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se ftesa për dialog e kryeminietrit Edi Rama përshkruan atë si personazh politik, të gjithë figurën e tij e ngrin mbi propagandën dhe produktet mediatike, të cilat është mësuar që ti shesë shpesh edhe tek ndërkombëtarët.

Sipas saj vendi është në krizë politike dhe nuk është koha të luhet me dialog fals.

Gjosha: LSI ka qenë e qartë në qëndrime edhe në mënyrën se si jemi deklaruar në koalicionin e 2017. Të gjitha ftesat që bëhen me letra, përshkruajnë më së miri kryeministrin Rama, i cili të gjithë figurën e tij e ngrin mbi propagandën dhe produktet mediatike, të cilat është mësuar që ti shesë shpesh edhe tek ndërkombëtarët. Nuk është momenti të luajmë më as me dialogun fals dhe as të negociatave të fshehta dhe jo të fsheta sepse vendi ndodhet në një krizë të thellë sociale. Dhe nëse ndonjëherë do të ketë dialog, ajo nuk bëhet me letra, por me platforma dhe opozita ka treguar që di të jetë inicialtore e dialogut. Sepse e kemi paraqitur platformën tonë për qeverinë tranzitore se si ajo mund të ndërtohet, se si ajo mund të ndërtohet. Të kërkosh dialog duhet të fitosh besimin. Dhe nëse ka sot një person që ka humbur besimin jo vetëm përballë opozitës, por edhe popullit është kryeministri Edi Rama.


EMISIONET