FSHZH zgjedh fitues të tenderit kompaninë me çmimin më të lartë për Bulevardin e Vlorës

FSHZH zgjedh fitues të tenderit kompaninë me çmimin më

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zhvilluar së fundmi “tenderin” e  rikonstruksionit të Bulervardit të Vlorës “Loti 2”.

Në garë janë paraqitur 6 firma, nga të cilat pesë prej tyre janë skualifikuar. Fituesi është shpallur një subjekt, i cili në fondin prej 1 miliardë e 59 mijë lekë të reja, e ka fituar subjekti që ka ofruar 999999932.00 lekë, pra tenderit i kanë shpëtuar disa qindarka, ndërkohë që bëhet fjalë për 10 miliard lekë të vjetra.

Në garë ka pasur oferta më të ulëta, por ato janë skualifikuar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fitues të këtj tenderi një kompani vlera e së cilës është përafërsisht e njëjtë me fondin limit,

Fituese është kompania Fusha, e renditur e parafunit, ose e katërta përsa i përket çmimit, ose ofertës që ka dhënë.

Për këtë BOOM i është drejtuar fondit shqiptar të zhvillimit për një shpjegim, ku zëdhënësja na kërkoi ti drejtonim pyetjet me shkrim dhe do të na përgjigjet brenda afatit zyrtar. Depozituam kërkesën me shkrim dhe do presim përgjigjen e FSHZH.


EMISIONET