Ditën e nesërme në orën 13:00 në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, FSHF do të organizojë ceremoninë e promovimit të Albumit “EURO 2016”, si dhe njëherësh hapjen e ekspozitës me momentet më pikante dhe më decizive të Europianit të Francës, ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në historinë e saj në verën e vitit 2016.

Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ish-lojtarë të ekipit kombëtar dhe personalitete të futbollit shqiptar ndër vite.

Ekspozita do të jetë e hapur për disa ditë për të gjithë dashamirësit duke sjellë edhe njëherë në vëmendje të gjitha momentet e një triumfi historik me ekipin kombëtar shqiptar.

/Ora News.tv/