Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot, në sallën e Muzeumit Kombëtar, albumin fotografik për “EURO 2016”.

Albumi do të jetë një promocion dhe ekspozitë e hapur për publikun e cila do të shërbejë për tre ditë, ku dashamirës të futbollit do të kenë mundësi të shikojnë nga afër një galeri të përzgjedhur fotografish, shoqëruar me fanellat e kombëtares dhe copeza videoje nga momentet magjike të eventit më të madh që kemi marrë pjesë si shtet ne arenën Evropiane.

Të pranishëm në këtë aktivitet që ngjalli kërshëri për pjesëmarresit, ishin ish futbollistë të kombëtares, trajnerë, njerëz të futbollit, media dhe qytetarë të shumtë, të cilët pasi janë njohur në kanalet tona të komunikimit në lidhje me këtë aktivitet kanë dëshiruar të shikonin nga afër ceremoninë.

Presidenti Duka në fjalën e tij u shpreh:

 “Është një kënaqësi e madhe sot për mua të jem në këtë promovim të albumit fotografik të Euro 2016. Produkt cilësor i FSHF, nje detyrim ndaj Ekipit dhe Sportdashësve. Promovim që mban gjallë kujtesën, dhe na jep entuziazëm për të vazhduar në të njëjtat gjurmë. Sot të gjithë i gëzohen arritjeve të kombëtares, por sduhet harruar nga kemi nisur. Puna e madhe e një stafi, strategji shumevjecare, zbulimi i lojtarëve shqiptare anembanë botës, përzgjedhja e stafeve teknike, krijimi i kushteve optimale, frymës miqesore në grup etj. FSHF do të vazhdojë të ruajë standartin e lartë sic e Meriton futbolli shqiptar.

"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe uroj te vazhdojme ne rrjedhen e ketij suksesi madheshtor.”- 
mbylli fjalën e tij presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka.

/Ora News.tv/