FSHF merr vendimin, Partizani e merr trofeun në ndeshjen me ...

FSHF merr vendimin, Partizani e merr trofeun në ndeshjen me ...

Ka të reja sa i përket ceremonisë zyrtare të dorëzimit të titullit kampion në Kategorinë Superiore. Sipas informacioneve të Rtv Ora, drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë vendosur që t'ia dorëzojnë trofeun Partizanit pikërisht në ndeshjen kundër Kukësit, që do të zhvillohet këtë të dielë në "Selman Stërmasi".

Kjo ditë do të kthehet në një festë të madhe për tifozët e kuq, që pas 90 minutëshit ndaj kundërshtarit direkt do të festojë edhe titullin, i cili vjen pas 26 vitesh.

Trofeu do të shkojë në duart e kapitenit të Partizanit, Alban Hoxha nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Mendohet se kjo do të jetë një ceremoni magjike, e cila do të organizohet deri në detaje  nga Federata Shqiptare e Futbollit. Gjithashtu, në këtë organizim do të marr pjesë edhe ekipi i Partizanit.

Skenarët ishte që Partizani t'i bënte një kërkesë zyrtare Luftëtarit që ajo ta luante ndeshjen e fundit në Tiranë, por pas vendimit të FSHF-së gjërat kanë ndryshuar dhe nuk është nevoja që të ndodh një spostim i tillë.

Do të jetë pikërisht ndeshja kundër Kukësit që do të bëj MegaPartyn e madh të futbollit shqiptar.

EMISIONET