Kukësi-Laçi do të luhet në orën 15:30. Është ky vendimi i marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit për takimin e kthimit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja e programuar për tu zhvilluar këtë të mërkurë në "Zeqir Ymeri" dhe e planifikuar për të nisur në orën 16:00, do të nis me 30 minuta përpara, për shkak se stadiumin i Kukësit mund të mos i plotësojë kushtet e ndriçimit dhe duke iu trembur këtij fakti FSHF ka arritur në këtë konkluzion.

Kujtojmë që takimi i parë mes Kukësit dhe Laçit është mbyllur në barazim pa gola, dhe verilindorët kanë shansin e mirë për të kapur finalen, kjo edhe për shkak se morali është i gjithi në favorin e tyre.

Vetëm dy ditë më parë të besuarit e Peter Pacult triumfuan 4-0 ndaj Partizanit, ndërkohë që kurbinasit humbën në transfertën e Gjirokastrës 2-1.



/Ora News.tv/