Stadiumi i ri do do inagurohet me finalen e Superkupës së Europës?

Stadiumi i ri do do inagurohet me finalen e Superkupës së

Federata Shqiptare e Futbollit ka depozituar alpikimin e saj për të organizuar finalen e Supërkupës së Europës të vitit 2020 në stadiumin "Arena Kombëtare" në Tiranë.

Njoftimi erdhi nga institucioni i i futbollit në Shqipëri ku theksohet se ideja erdhi nga dëshira për të promovuar vlerat e mikpritjes shqiptare, gjithshtu për ambicien e zhvillimit të kulturës sportive në vend.

“Ideja për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm në kalendarin e futbollit Europian, vjen nga dëshira për promovimin e vlerave të mikpritjes shqiptare, si dhe nga ambicja për zhvillimin e emrit të mirë të kulturës sportive në vend, e nxitur kjo, edhe nga përfundimi i shpejtë i “Arenës Kombëtare”, punimet e të cilit vijojnë me intensitet shumë të lartë. Organizimi në kryeqytet i Superkupës Europiane merr një rëndësi absolute, jo thjesht nga pikëpamja sportive, por mbi të gjitha, edhe për imazhin e Shqipërisë, dhe sidomos Tiranës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ky aplikim është nxitur dhe nga punimet me intensitet të lartë që po kryhen në ish stafiumin "Qemal Stafa".

 “Shumë shpejt “Arena Kombëtare” do të jetë gati si një vepër e madhe sportive kombëtare, dhe një kandidaturë potenciale për të organizuar një finale të një eventi europian të futbollit në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

EMISIONET