FSHF cakton detyrat e trajnerëve të kombëtareve, prezent dhe Christian Panucci

FSHF cakton detyrat e trajnerëve të kombëtareve, prezent dhe

Trajnerët e ekipeve kombëtare të futbollit zhvilluan sot një takim koordinues pune në selinë e FSHF-së.

Nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, kjo tryezë shërbeu për koordinimin e vazhdueshëm të punës së ekipeve kombëtare të moshave, ku vetë Shulku garantoi përqëndrimin maksimal të Federatës për të gjitha stafet pa përjashtim.

Në takim ishin prezent të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare që nga U-15, dhe deri tek ajo A, ku binte në sy dhe prezenca e trajnerit Christian Panucci.

Nga ana e tij, Panucci theksoi përpara kolegëve të tij që drejtojnë ekipet e moshave që, ajo qe vlen më shumë është bashkëpunimi dhe komunikimi me klubet për talente të vecantë të evidentuar nga ata vetë, kjo edhe për faktin se tek klubet lojtarët kanë edhe kohën më të madhe për të punuar, ndërsa në ekipet kombëtare koha e grumbullimit është e limituar. Ata lojtarë pikërisht në klube kanë edhe periudhën më të madhe të stërvitshmërisë dhe përgatitjes tekniko-taktike, por edhe fizike.

Në fund, FSHF garantoi se është ne suport dhe gadishmëri për të realizuar të gjitha programet vjetore të trajnërëve të ekipeve kombëtare me skuadrat e tyre, duke theksuar insistoi se duhet një bashkëpunim i mirë mes stafeve dhe për ecurinë e lojtarëve gjithmonë në shërbim të ekipeve respektive, por me qëllimin final për furnizimin e ekipit kombëtar A.

EMISIONET