Fshati nënujor që shfaqet një herë në vit

Një fshat në shtetin perëndimor indian, Goa është i dukshëm vetëm për një muaj gjatë vitit.

Dhe për 11 muajt e ardhshëm zhduket nën ujë.

Kur uji zhvendoset, banorët e mëparshëm të cilët tani jetojnë në vende të tjera, mblidhen aty.

Fshati i Curdit është i vendosur mes dy kodrave në Ghatët perëndimorë dhe lumin Salaulim, degë e një prej lumenjve më të mëdhenj në Goa.

Njëherë e një kohë ishte fshat i begatë. Në vitin 1986, banorët atje e dinin se do pushonte së ekzistuari. Pas ndërtimit të një dige, fshati u zhyt plotësisht në ujë.

Por çdo vit në muajin maj, uji tërhiqet për të zbuluar se çfarë ka mbetur prej tij.

Toka e plasaritur, trungje pemësh, mbetjet e shkatërruara të shtëpive dhe strukturave fetare, mbetjet e sendeve shtëpiake, kanalet e ujit në gërmadha dhe kilometra tokë dalin në sipërfaqe.

Toka ishte pjellore dhe pjesa më e madhe e fshatit, me një popullsi prej 3000 banorë, mbillnin kokos, mango dhe pemë frutore.

Hindusët, myslimanët dhe të krishterët jetonin së bashku.

Kishte një tempull kryesor, disa tempuj më të vegjël, një kishë dhe një faltore myslimane.

Gjithashtu ishte vendi i lindjes së këngëtarit të famshëm Mogubai Kurdikar.

Por gjërat ndryshuan në mënyrë drastike pasi Goa u çlirua nga portugezët në vitin 1961.

Sekretari i shtetit, Dayanand Bandodkar, vizitoi fshatin me lajmet për ndërtimin e digës së parë të shtetit.

Ai mblodhi të gjithë banorët dhe u tha atyre se do të përfitonte e gjithë Goa jugore.

Më shumë se 600 familje – u detyruan të zhvendoseshin në fshatrat e afërta, ku iu dhanë tokë dhe kompensim. Kur fshati shfaqet në muajin maj, komunitetet e krishtera dhe hindu bashkohen me vendin e dikurshëm, duke organizuar festat fetare vjetore.




EMISIONET