Kanina, njihet si fshati i Bejlerëve vlonjatë, por në kohët moderne banorët e që jetojnë atje duket se i kanë humbur plotësisht privilegjet dhe vuajnë mungesën shërbimeve bazike siç është furnizimi me ujë të pijshëm. Fshati me prioritet turizmin, ka një një Ujësjellës, por amortizimi ka bërë që në çezmat e banorëve uji të rrjedhë një orë në dy ditë në rastin më të mirë, pasi siç thonë ata ka raste që mungon për ditë me radhë.

Kanina e Vlorës është një prej 100 fshatrave të përzgjedhura për zhvillimin e turizmit.

Por fshati i bejlerëve vuan mungesën e ujit të pijshëm.

Banori: Jo se nuk marrim fare por nuk marrim që të plotësojmë nevojat tona.

Me enët të reshtuara gati, banorët presin deri në dy ditë që çezma të nisë e të pikojë.

Banori: Lagjia jonë është 110 shtëpi, marrim ujë një herë në ditë.

Por me raste, uji nuk vjen për ditë të tera, ndaj gomerët rrinë gati për mbajtur ujë nga një burim disa kilometra më larg.

Fshati ka Ujësjellës, por ai nuk funksionon normalisht. Tubacionet janë të amortizuara dhe uji shpresh herë mbërrin në çezma i ndotur.

Banori: Uji është i pisët.

Banorët thotë se u është premtuar furnizim nga Vlora, por në çezma uji vazhdon të mbërrijë një herë në ditë.

Banori: Premtimet janë të mëdha, do na vijë uji sot, do të na vijë nesër. Absolutisht nuk po bëhet.

Kjo situatë zgjat prej vitesh, sa që banorët e një lagjeje thonë se janë të kënaqur, pasi në pjesën tjetër të fshatit uji nuk shkon fare.

Banori: Një pjesë nuk kanë fare.

Kanina numëron rreth 4500 banorë dhe shtrihet shumë pranë Vlorës dhe është i njohur për kalanë e famshme dhe potencialet e larta për zhvillimin e turizmit.

Me këtë synim, në zonë po realizohen disa investime, por uji i pijshëm mbetet një çështje pa zgjidhje.

/Ora News.tv/