Sakrificat që bëhen në jetë për dashurinë të përcjella me nota të holla humori qëndrojnë në qendër të komedisë "Frikacaku bahet trim" që u ngjit premierë në Skenën e Teatrit Migjeni. Shfaqja riktheu në skenë mjeshtrin Besnik Cinari pas problemeve shëndetësore!

"Frikacaku bahet trim" ishte komedia më e re që u ngjit në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, duke rikthyer të qeshurat pa fund për spektatorin në sallë.

I veçante padiskutim mbeti momenti kur mjeshtri i madh Besnik Çinari doli përpara publikut, në pjesën e parë të vënë në skenë, pasi kapërceu problemet shëndetësore.

Vepra e Qazim Çelës, ka në bazë sakrificat e mëdha që bëhen në jetë për dashurinë.

Besnik Çinari, regjisor: Mesazhi dhe puna jonë është t'ja dorëzojmë stafetën dikujt. Unë prandaj i kam aktivizuar të tre.

Ketlin Pjalmi, aktore: Kënaqësia dhe emocioni është më i madh sepse skena kur ndahet me ta është privilegj.

Edhe për autorin Qazim Çela kënaqësia që mori nga duartrokitjet e publikut, është një shtysë për të shkruar më shumë për estradën e Shkodres.

Qazim Çela, autor: Jam i kënaqur. Në të ardhmen do të përpiqem të shkruaj komedi të reja sepse Shkodra e do komedinë dhe humorin.

Komedia do të shfaqet edhe në datat 9, 10 dhe 11 Maj.

/Ora News.tv/