Frika për sigurinë ushqimore, bie konsumi i produkteve vendase në tregjet e Elbasanit

Frika për sigurinë ushqimore, bie konsumi i produkteve vendase në

Pasiguria për cilësinë dhe sigurinë ka ulur ndjeshëm konsumin e produkteve vendase të stinës në Elbasan. Qytetarët thonë se nuk kanë garanci, ndërsa tregtarët kërkojnë që AKU të forcojë kontrollet tek fermeri dhe grumbulluesit për të garantuar cilësinë.

Futja e prodhimit vendas ka ulur ndjeshëm çmimet e produkteve në tregjet agro-ushqimore por sërish mungon fuqia blerëse.

Edhe pse sipas konsumatorëve çmimet janë të përballueshme ata sërisht stepen të marrin produkte të stinës, pasi thonë se nuk janë të sigurt mbi cilësinë dhe sigurinë.

"Asnjëherë nuk kam blerë shalqin për shkak të kimikateve".

"Çmimet janë ulur një çikë, por si cilësi është e dobët."

Tregtarët nga ana tjetër thonë se çmimet janë në nivelet më të ulta, dhe për rënien e fuqisë blerëse "fajësojnë" desinformimin që sipas tyre i është bërë konsumatorëve për cilësinë ushqimore.

Ata kërkojnë që AKU të intensifikojë kontrollet e sasisë së pesticideve të përdorura nga fermerët si dhe pikat e grumbullimit të prodhimit pasi problemet më të mëdha janë pikërisht në këto dy pika.




EMISIONET