Francë, dëbimi i familjes shqiptare përfundimtar, apelohet vendimi

Francë, dëbimi i familjes shqiptare përfundimtar, apelohet

Dëbimi i një familje shqiptare në Francë është përfundimtar dhe nuk ka kthim prapa. Kështu u shpreh prefektuara e qytetit të Bordosë, pasi priti një shoqatë franceze e cila mbështestë familjen shqiptare që ajo të mos dëbohej, shkruajnë mediat franceze.

Kjo shoqatë ka qenë e angazhuar që prej vitit 2014 kur familja mbërriti në Francë dhe kishte bërë gjithçka për integrimin e tyre në komunitet.

Por pavarësisht këtyre përpjekjeve, vendimi është marrë: Silvana dhe Besardi, dy fëmijët shqiptarë 9 dhe 6 vjeç, që u dëbuan bashkë me prindërit e tyre rreth një muaj më parë nuk do të kthehen më në Bordo, shkruan France Bleu.

Delegacioni që përkrah qëndrimin e familjes shqiptarë ne Francë u prit në prefekturë dhe përgjigja e autoriteteve ishte e qartë: Dëbimi i tyre është përfundimtar.

Familja shqiptare, e cila kishte jetuar në Francë për 4 vite e gjysmë u dëbua forcërisht për në Shqipëri, një javë para fillimit të shkollës. Silvana dhe Besardi pritet që t'i riktheheshin shkollës së Saint Bruno, aty ku ata ishin edukuar që prej ardhjes në Bordo.

Ishte sekretari i përgjithshëm i Prefekturës që pranoi delegacionin.

"Ai nuk na la asnjë shpresë" shpjegon Danèle Rosin, përfaqësuese e të drejtave të njeriut.

"Ai na tha se ishin në vazhdën e procesit logjik të dëbimit dhe se do të ketë dëbime të tjera të familjeve të parregullta", shpjegoi Rosin.

Edhe nëse një kthim i kësaj familjeje në Francë duket e pamundur, beteja do të vazhdojë në rrugë ligjore. Rrjeti i Arsimit pa Kufi ka apeluar këtë vendim të dëbimit, ankesa duhet të shqyrtohet brenda një muaji nga gjykata.

EMISIONET