Franca ofrohet për të ndërmjetësuar konfliktin Turqisë dhe Kurdëve

Franca ofrohet për të ndërmjetësuar konfliktin Turqisë

Franca është ofruar për ndërmjetësimin e konfliktit në Siri ku Turqia nisi një ofensivë ushtarake kundër kurdëve.

Turqia po lufton për të dëbuar milicinë kurde, të cilën e sheh si një zgjatje të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. 

Presidenti Emmanuel Macron u takua me anëtarët e Forcave Demokratike Siriane të mbizotëruara nga kurdët. Macron shprehu shpresat për dialogun midis Turqisë dhe milicisë.

Presidenti francez ka falënderuar sakrificat dhe rolin përcaktues të Forcave Demokratike të Sirisë në luftën kundër ISIS, raporton BBC.

Franca ka pësuar një seri sulmesh vdekjeprurëse terroriste nga Shteti Islamik në vitet e fundit, duke përfshirë sulmet në Paris që vranë 130 njerëz në 2015.

Një javë më parë një mbështetës i ISIS-it vrau 3 persona dhe një oficer policie në Francën jugore.

EMISIONET