Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka kërcënuar se do të godasë Sirinë, nëse provohet se qeveria e saj po përdor armë kimike kundër civilëve dhe njërëzve të pafajshëm.

Ne do të sulmojë vendin e pikënisjes së armëve kimike ose vendin ku ato prodhohen tha Macron para gazetarëve.

Por ai shtoi më tej se deri më tani, inteligjenca franceze nuk kishte gjetur prova të përdorimit të armëve kimike. Komentet e presdientit francez, vijnë si pasojë e raportimeve të shumta për sulme me klor dhe sarin në fillim të janarit. 

Nëntë persona u trajtuan për vështirësi në frymëmarrje pasi një bombë, që besohet së ishte e mbushur më lëndë kimike , u hodh në Ilidb një muaj më parë.  

Opozita siriane tha se bomba me armë kimike u hodh nga një helikopter qveritar i presidentit Bashar Al Assad. 

Qeveria siriane mohon fuqimisht përdorimin e armëve kimike dhe thotë se nuk synon aspak civilët.  Një vit më parë presidenti francez, paralajmëroi edhe presidentin rus Vladimir Putin se përdorimi i armëve kimike në Siri do të ishte një "vijë e kuqe" që do të sillte një përgjigje të menjëhershme nga Franca. 

Zyra presidenciale franceze tha se Macron përmes një bisede telefonike me Putin para disa ditësh, shprehu shqetësime për përdorimin e mundshëm të klorit, kundër civilëve në javët e fundit. 

Pas një sulmi vdekjeprurës të armëve kimike pranë Damaskut në vitin 2013, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord për një plan me Sirinë për të hequr dhe shkatërruar rezervat e armëve kimike brenda një viti. Por Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka vazhduar të dokumentojë përdorimin e kimikateve toksike në Siri gjatë gjithë kohës.

/Ora News.tv/