Franca kalon vijën e kuqe, bashkon forcat me SHBA-në e Britaninë në sulmet ndaj Assad

Franca kalon vijën e kuqe, bashkon forcat me SHBA-në e Britaninë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë mbrëmjen e së premtes se është bashkuar me SHBA dhe Britaninë e Madhe në një operacion ushtarak kundër arsenalit kimik të përdorur në Siri.

"Ne nuk mund të tolerojmë standartizimin e përdorimit të armëve kimike,"-tha ai në një deklaratë pas shpërthimeve të mëdha në kryeqytetin e Sirisë.

Ai tha se nuk ka asnjë dyshim që faktet dhe përgjegjësia për vdekjen e dhjetra grave, fëmijëve dhe burrave gjatë sulmit me armë kimike në 7 prill në Douma ishte përgjegjësi e regjimit sirian.

"Vija e kuqe e vendosur nga Franca në maj 2017 është kaluar,"-tha ai. "Unë kam udhëruar ushtrinë franceze që të ndërhyjë, si pjesë e operacionit ndërkombëtar në koalicion me SHBA dhe Britani të drejtuar kundër arsenalit të fshehtë kimik të regjimit sirian."

Deklarata e Macron erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump tha në një fjalim se ka urdhëruar sulme precize në Siri si hakmarrje për sulmin me gaz helmus të Bashar al-Asadit që vrau të paktën 60 persona fundjavën e kaluar.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, komandanti i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara tha se sulmet goditën objektivat e lidhura me armët kimike të Asadit.

EMISIONET