Shefi i diplomacisë së Francës, Jean-Yves Le Drian, deklaroi se vendi i tij shpreh keqardhje për ngjarjet e 26 marsit kur në Mitrovicën e Veriut u arrestua shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç.

Në një konferencë për media në Beograd pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kryediplomati francez tha se vendi i tij menjëherë ka nderhyre pas arrestimit të Gjuriç.

“Ambasadori ynë në Kosovë menjëherë ka nderhyre për shkak të Gjuriçit”, tha Le Drian, transmeton KosovaPress.

Njësia speciale e Kosovës arrestoi më 26 mars në Mitrovicë, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç, për shkak të hyrjes pa leje në Kosovë dhe më pas ai është dëbuar në Serbi.

/Ora News.tv/