Franca do të ndalojë përdorimin e telefonit celular të fëmijëve në shkollë nga data 3 shtator e vitit të ardhshëm, ka thënë ministri i arsimit në Francë.

Jean-Michel Blanquer tha: "Po punojmë për këtë,mund të përdoren metoda të ndryshme."

Disa ekspertë francezë të arsimit janë skeptikë për zotimin e zotit Blanquer.

Ministri tha se telefonat e nxënësve mund të mbahen në dollapë gjatë mësimit.

Zëvendës udhëheqësja e një bashkësie mësimdhënie franceze, Valérie Sipahimalani, tha për gazetën Le Monde se ndalimi aktual është jashtëzakonisht i vështirë për t'u zbatuar.

"Një mësues nuk ka të drejtë t’i kërkojë  apo konfiskojë telefonin nxënësit, pasi ai nuk është një objekt i rrezikshëm", tha ajo.

Kodi arsimor francez thotë se telefonat celularë janë të ndaluar gjatë gjithë mësimit dhe në ambjentet që i përkasin shkollës. Këto vende janë zakonisht bibliotekat, mensat dhe palestrat e shkollës.

/Ora News.tv/