Franca dhe Gjermania i thonë po globalizmit

Franca dhe Gjermania i thonë po globalizmit

Franca dhe Gjermania treguan se janë të bashkuara kundër izolacionizmit dhe po globalizmit. Qëndrimet e Macron-it dhe Merkeli-it vijnë si kundërpeshë e thirrjeve nacionaliste të presidentit amerikan Trump. Këto qëndrimeve të udhëheqësve europianë u mbajtën në hapje të Forumit të Paqes të Parisit që organizohet në 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

Udhëheqësit e Francës dhe të Gjermanisë bënë njëzëri thirrje kundër izolacionizmit dhe një bote njëpolare dhe pro globalizmit.

E ardhmja e paqes është në duart e kombeve të botës, tha të dielën në mbrëmje presidenti francez Emmanuel Macron në fjalimin përshëndetës në hapje të Forumit të Paqes të Parisit, ku njëherësh doli në mbrojtje të sistemit shumëpalësh të qeverisjes globale.

"Historia pa dyshim do të kujtojë fotografinë e 84 krerëve të shteteve dhe qeverive të bashkuar në paqe nën Harkun e Triumfit. Por ajo që mbetet e pasigurt është mënyra se di do të interpretohet kjo fotografi në të ardhmen. A do të jetë simbol ndriçues i një paqeje të qëndrueshme midis kombeve apo çasti i fundit i bashkimit përpara se bota të shkojë në trazira," tha Macroni.

Në ceremoninë e hapjes folën gjithashtu kancelaria gjermane Angela Merkel dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. Merkel-i paralajmëroi se paqja nuk duhet të merret e mirëqenë në botën e sotme.

 “Në qoftë se izolacionizmi nuk ishte zgjidhja e duhur 100 vjet më parë, si mund të jetë sot  kur bota dhe njerëzit janë pesë herë më të ndërlidhur?,” tha Merkeli.

 Forumi i Paqes i Parisit u hap pas zhvillimit të ceremonive me mbi 80 udhëheqës nga e gjithë bota, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe atë rus Vladimir Putin. Ai do të zhvillohet deri të martën.

EMISIONET