Ka lumturi të madhe në fytyrën e Didier Deschamps, i cili të dielën do të luajë finalen e Kupës së Botës, me synimin që të jetë trajneri i tretë që fiton trofeun më të lakmuar edhe si trajner, pasi e ka bërë këtë tashmë si lojtar.

Në të kaluarën kjo ndodhi vetëm me Mario Zagallo (Brazil) dhe Franz Beckenbauer (Gjermania Perëndimore).

"Unë jam shumë i lumtur për lojtarët e mi. Ishte një takim i vështirë kundër një Belgjike të shkëlqyer. Falenderoj lojtarët dhe stafin tim. Ne duhet të harrojmë disfatën në finalen e Euro 2016 kundër Portugalisë. Finalen duhet ta fitojmë sepse nuk e kemi bërë këtë as dy vjet më parë",-shtoi ai në konferencën për shtyp, pas ndeshjes me Belgjikën.

/Ora News.tv/