IPhone 6 të cilët do lançohen në vjeshtë do të mund të prodhohen nga robotët. Lajmi vjen nga Foxconn, kompania Taiwanese që grumbullon pjasisje elektronike për pjesën më të madhe hi-tech. Sipas blogut të specializuar MacRumors, për të përballuar rritjen e prodhimit Foxconn do të prezantojë 10 mijë Foxbot, ku secili prej tyre mund të grumbullojë rreth 30 mijë pajisje. Drejtori i përgjithshëm i Foxconn, Terry Gou, ka bërë të ditur se këto robot janë në fazën përfundimtare të testimit dhe së shpejti do të jenë në dispozicion në organizmat e ndryshme të shoqërisë. Kompania, kohët e fundit, për të përballuar kërkesat e mëdhaja, ka punësuar dhe 100 mijë punotërë. Me karakteristikat e reja pritet që të vijnë në vjeshtë, dy iPhone të madhësive të ndryshme (4,7 dhe 5,5 inch) dhe gjithashtu një smartëatch, me sa duket Apple nuk dotë rrezikojë që të mbetet pa rezerva. /o.b/oranews.tv/

/Ora News.tv/