Fotot nga skena e vetëvrasjes së këngëtarit Kurt Cobain në vitin 1994 nuk do të bëhen publike. Vendimi erdhi nga një gjykatë amerikane.

Një gazetar që ka kaluar 23 vite duke hetuar mbi vdekjen e këngëtarit të grupit 'Nirvana' u përpoq që ti bënte publike. Në vitin 2014 Richard Lee paditi qytetin e Seattle për përpjekjen për publikim e fotografive, të cilat sipas dokumenteve të gjykatës tregojnë trupin e Kurt Cobain me plumb në kokë në banesën e tij.

Lee beson se Kurt u vra si rezultat i një komploti të qeverisë.

Ai humbi çështjen e tij në vitin 2015, por paraqiti një apel vitin e kaluar.

Në vitin 2016, vejusha e Kurt, këngëtarja dhe aktorja Courtney Love, akuzoi Lee për shfrytëzimin e vdekjes së tij. Love pretendoi se Lee kishte sulmuar dhe ngacmuar, atë dhe familjen e saj për shumë vite.

/Ora News.tv/