Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka zhvilluar një takim në ministrinë e Brendshme mesditën e sotme. Bisedimet me ministrin Fatmir Xhafaj është fokusuar në rezultatet e nismës Forca e ligjit, për të cilin pak ditë më parë u paraqit raporti mbi 40 bandat kriminale në Shqipëri. 

Në momentin kur ambasadori Lu lë godinën e ministrisë i dha dorën policit roje i cili ndodhej tek dera e godinës  

Po ashtu mësohet se dhe vettingu ka qenë pjesë e diskutimeve që zgjati për rreth një orë.

Më parë në zyrën e ministrit Xhafaj ka zhvilluar dhe një takim ambasadorja e BE Romana Vlahutin. Ndërsa dhe ekspertët e Euralius kanë diskutuar me Xhafajn mbi hapat e mëtejshëm të "Forca e Ligjit"

Fotot jane nga Malton Dibra, LSA 









/Ora News.tv/