Puna e fotografit shqiptaro-amerikan Gjon Mili ka tashmë një 'shtëpi' në qytetin e tij të lindjes. Ndërsa simbol e njohur si shtëpia rumune është kthyer në muze kushtuar artistit me famë botërore.

Aty janë ekspozuar 240 fotografi, por edhe elementë të tjerë që kanë në fokus jetën dhe punën e tij.

Për Korçën do të thotë një tjetër vlerë të pasurisë kulturore dhe atraksion për turistët.

Ndërsa për përfaqësuesit e qeverisë është tregues sesi trashëgimi mund të kthehet në zhvillim.

Gjon Mili njihet si fotograf që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes. Muzeu krijon mundësinë që të gjithë të marrin një fotografi si kjo që fotografi shqiptar i bëri Pikasos.

/Ora News.tv/