Fotografi i njohur, Endrit Mërtiri u komentua gjatë në faqet rozë për marrëdhënien e ngushtë me Aurela Hoxhën. Urimet e saj nuk mungonin asnjëherë për ditëlindjen e tij pasi konsideroheshin miq të mirë, por këtë herë nuk ka bërë asnjë reagim.

Pas kësaj nisën spekulimet se ka ndodhur një zënkë mes tyre, pasi Aurela nuk ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së Mërtirit.

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’, ai nuk konfirmoi asgjë dhe zgjodhi që ta mbajë për vete jetën personale.

"Mesazhet vijnë në vende të ndryshme. Nuk kam ndërmend të sqaroj njeri, sepse janë disa gjëra personale që unë zgjedh t’i mbaj për vete. Edhe nëse do ta prishnim marrëdhënien s’do ta bënim publike. Mediat e ekzagjerojnë", tha fotografi i njohur.

/Ora News.tv/