Wilfried Zaha pëlqen ta jetojë jetën në korsinë e shpejtësisë. Ashtu si në fushën e blertë, ku ai është mjaft dinamik dhe një "bomber" përpara portës, ylli i Crystal Palace mund të krenohet edhe me një fakt tjetër. Ai mund të krenohet me një koleksion të makinave të shpejta që tregojnë dashurinë e tij për shpejtësinë.

Në garazhin e tij, Zaha ka dy Lamborghini , një Porsche, Range Rover dhe disa makina Merdecez.

Makinat e bukura të Zaha, kushtojnë mbi 1 milion paund dhe qëndrojnë me "krenari" në rezidencën e tij prej 2.5 milionë funtesh.

Lamborghini Aventador LP74 është ai që Zaha mund të mburret te shokët. Me një ngjyrë të zezë dhe me shpejtësi prej 218 miljesh në orë, Lamborghini është mbreti i makinave që Zaha zotëron. Ajo kap vlerën e 350 mijë paundësh.

Zaha zotëron edhe një G63 AMG me vlerën 150 mijë paund dhe  një S65 AMA që ka një çmim rreth 183 mijë paundësh.














/Ora News.tv/