Përfaqësuesja e Kosovës luan një takim delikat mbrëmjen e sotme, teksa në "St. Mary's Stadium" do të sfidojë kryesuesit e grupit A, Anglinë.

Dardanët gjenden në Angli prej mbrëmje së djeshme, ku ka kryer edhe stërvitjet e fundit në prag të duelit me "Tre Luanët".

Ndërkohë, ekipi që ka regjistruar 15 takime pa asnjë humbje është vizituar edhe nga dy futbollistët kosovarë, por që përfaqësojnë Zvicrën, Granit Xhaka dhe Albion Ajeti.

Takimi mes Anglisë dhe Kosovës do të luhet në stadiumin e Southampton, duke nisur nga ora 20:45. Aktualisht grupi kryesohet nga Anglia me 9 pikë, ndjekur nga Kosova me një pikë më pak.



/Ora News.tv/