Foto/ Shënoi kundër Islandës, aktori zbulon skuadrën e re të sulmuesit

Sokol Çikalleshi është "blerja" më e re e Laçit. Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të mirëfilltë mes sulmuesit të Akhisarspor dhe klubit kurbinas, por një shaka e aktorit të humorit, Besart Kallaku.

"Sokol Çikalleshi nënshkruan me KF Laçi"-shkruan aktori në rrjetin e tij social.

Çikalleshi ishte autori i golit të katërt në fitoren 4-2 që kombëtarja shqiptare e futbollit, arriti mbrëmjen e djeshme në "Elbasan Arena" ndaj Islandës. Gjatë merkatos së verës, kishte zëra se 29 vjeçari do të ndryshojë ambient, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kujtojmë që kavajasi ka qënë pjesë e futbollit shqiptar me skuadra si Besa, Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana.

EMISIONET