Foto/ Schumacher feston 50 vjetorin e lindjes, Ferrari hap ekspozitën e veçantë

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher feston ditën e sotme 50 vjetorin e lindjes.

Gjysëm shekulli jetë për një pilot i cili ka shkruar historinë me skuderinë Ferrari, me italianët që nuk i kanë kursyer nderimet për të.

Përmes një ekspozite të veçantë hapur në Muzeun e Ferrarit, ata sollën momentet më të mira të Schumit, i cili nga viti 1996 deri në 2006 fitoi pesë tituj kampion, duke sjellë edhe gjashtë tituj të konstruktorëve.

Schumi i ka bërë ferraristëve të jetojnë dhe se ata kanë krijuar një mit që sot është më i madh se kurrë në zemrat e të gjithë tifozëve.








EMISIONET