FOTO/ Presidenti Meta në aeroplanmbajtësen amerikane

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln”, e cila ndodhet në detin Adriatik.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ndër të tjera shkruan se, një pjesë e stafit të aeroplanmbajtëses, 20 vite më parë kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës.

“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci për stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë dhe Ballkan. Angazhimi i SHBA , kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”,- shkruan Meta në Facebook.

EMISIONET