Foto/ Po kryesonte garën, çiklisti kap në shpulla e shkelma tifozin

Një incident i pakuptimtë ka ndodhur vetëm pak kilometra nga fundi i xhiros së 20-të të "Giro d'Italia", midis Feltre dhe Croce d'Aune-Monte Avena.

 Teksa po udhëhiqte garën, Miguel Angel Lopez u rrezua nga një tifoz, i cili i ndërpreu rrugën. Situatë që e nervozoi së tepërmi kolumbianin, që goditi me shkelma dhe grushta tifozin.

Në fund ai u largua, duke marrë biçikletën e një shoku te Astana.




EMISIONET