Foto/ "Përbindësh" mbi ujë, njihuni me jahtin superluksoz të Ronaldos

Ndoshta nuk arriti që të fitojë trofeun e Champions League, por Cristiano Ronaldo ka një arsyeje tjetër për tu gëzuar gjatë kësaj vere.

Fitimi i titullit të Ligës së Kombeve me kombëtaren, si dhe trofeu i Seria A duhet festuar në mënyrën siç di ai. Luzitani ka marrë me qira një jaht super-luksoz për të shijuar bukurinë e Rivierës Franceze. Plot 212 mijë euro qira në javë për një "përbindësh" mbi ujë.

Jahti, i cili i takon Afrikës 1 është i gjatë 47 metra, ndërkohë që vlera e tij në treg është 17 milionë euro. Shifër e përballueshme për Ronaldon, që fiton dyfishin e çmimin të jahtit në vetëm një sezon.


















EMISIONET