Foto/ Milan në Kosovë, FFK nderon legjendën Paolo Maldini

Milan ka udhëtuar drejt Kosovës në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Kuqezinjtë kanë programuar për të luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin e Prishtinës, "Fadil Vokrri" një miqësore me kampionët e Kosovës, Feronikelin. Në udhëtimin me 7 herë kampionët e Europës nuk kishte si të mungonte edhe  drejtori teknik, Paolo Maldini.

Ish-mbrojtësi i kuqezinjve është një idhull për tifozët shqiptarë. Ndërkohë që krerët e lartë të Federatës Kosovare të Futbollit kanë gjetur rastin për ta nderuar Maldinin, teksas i kanë dhuruar një fanellë të kombëtares dardane me numrin me fat të tij, treshin dhe me emrin e stampuar në të.

EMISIONET