Kosova po fiton gjithnjë e më shumë terren në kompeticionet ndërkombëtare me sportin e Xhudos.

Pas paraqitjeve fenomenale në Kampionatin Botëror të Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit, Nora Gjakova apo dhe Loriana Kukës e Akil Gjakovës, një tjetër medalje e çmuar vjen nga kampionati Europian i Juniors.

Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë Europiane, për peshën deri në 57 kilogramë. Për të bërë të veten medaljen e vendit të tretë, Loxha mposhti rusen, Vita Maidanik, teksa më parë kishte regjistruar edhe tre fitore e një humbje.

“Edhe një medalje nga Kampionati Evropian për xhudon Kosovare! Kësaj radhe për junior U21. Flaka Loxha e bronztë medalja e saj e parë në Kampionate Evropiane! Bravo Flaka performancë e bukur sidomos në luftë për medalje të bronztë ku me Ippon mposhti Rusen Maidanik! Me Ekipin kësaj radhe, asistent Coach Kushtrim Gashi. Na nuk ndalem kurrë … Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar trajneri i Loxha, Driton Kuka.


/Ora News.tv/