Lëvizjet e tij në fushë janë magjike, por ajo që ka zgjedhur për ta pasur në krah është mahnitëse. Jessica Aidi, kamarierja seksi duket se ka hequr dorë nga puna e përditshme, duke zgjedhur rrezet e diellit për të kaluar disa ditë relaksi.

Por me kë? Aidi është kapur "mat" me Marco Verratin. Po po. E lexuat mirë, Marco Verrati. Babai i dy fëmijëve i ka dhënë fund marrëdhënies 10 vjeçare me bashkëshorten e tij për tu gjendur në krahët e Aidi.

Verrati dhe Jessica janë njohur në një restorant në Paris, aty ky bukuroshja punonte si kameriere. Së fundmi, mesfushori italian, është shfaqur në Mikonos duke kaluar pushimet me të dashurën e tij të re. Revista italiane ‘Chi’ ka publikuar fotografi të çiftit të ri duke u puthur, çka ka krijuar zhurmë në mediat italiane.



/Ora News.tv/